Ndërlidhjet

logo-print
Samiti i 31-të mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian hapet të hënën në mbrëmje në qytetin e maleve Urale të Rusisë, Jekaterinburg.

Presidenti Vladimir Putin pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Samiti vjen në mes të tensioneve në mes të BE-së dhe Moskës në lidhje me vendimin e BE-së për heqjen e embargos për kryengritësit sirianë dhe vazhdimin e mbështetjes së Putinit për regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Në takime do të diskutohen edhe çështje eknomike, si dhe ato që kanë të bëjnë me të drejta e njeriut, sikurse edhe programi bërthamor iranian.
XS
SM
MD
LG