Ndërlidhjet

ANEB diskuton sërish programin bërthamor të Iranit


Takim i bordit drejtues të ANEB, foto nga arkivi

Takim i bordit drejtues të ANEB, foto nga arkivi

Programi bërthamor i Iranit është në agjendën e një takimi të bordit drejtues të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Gjatë takimit njëjavor në Vjenë, Bordi i Guvernatorëve të
ANEB-it, pritet të shqyrtojë raportin e fundit të hetuesve të agjencisë për programin iranian.

Raporti, që ka qarkulluar më 22 maj, thotë se Irani ka vazhduar të zgjerojë aktivitetet e veta bërthamore, duke përfshirë edhe objektet për pasurimin e uraniumit.

Raporti gjithashtu flet për përparimet iraniane drejt ndërtimit të një reaktori për prodhimin e plutoniumit.

Megjithatë, raportet sugjerojnë se bordi nuk ka gjasa që të ndërmarrë ndonjë veprim në takimin e kësaj jave, që vjen para zgjedhjeve presidenciale të Iranit, që mbahen më 14 qershor.

Irani mohon pretendimet e Perëndimit se po synon zhvillimin e një arme bërthamore.
XS
SM
MD
LG