Ndërlidhjet

Kina, India, Pakistani rrisin arsenalin bërthamor


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Një studim i ri thotë se Kina, India dhe Pakistani kanë rritur arsenalet e tyre bërthamore gjatë vitit të kaluar.

Instituti Ndërkombëtar Paqësor për Kërkime i Stokholmit (Stockholm International Peace Research Institute) tha të hënën se Kina vlerësohet se tani i ka 250 mbushje bërthamore - 10 më shumë se në vitin 2012 - ndërkohë që Pakistani ka rritur mbushjet e veta me rreth 10, në mes të 100 dhe 120.

Grupi tha në raportin e tij vjetor se India besohet se i ka shtuar edhe rreth 10, dhe ka nga 90 deri në 110.

Raporti tha se vetëm Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë zvogëluar mbushjet e tyre, me Rusinë që ka rënë nga 10 mijë në 8 mijë e 500, dhe Shtetet e Bashkuara që kanë 7 mijë e 700 nga 8 mijë sa kishin.

Këto reduktime janë në përputhje me traktatin e ri START të arritur mes Uashingtonit dhe Moskës.
XS
SM
MD
LG