Ndërlidhjet

Vriten 18 afganë, 9 nga ta nxënës


Afganistan
Afganistan
Një sulm vetëvrasës dhe një tjetër me mina në rrugë ka vrarë të paktën 18 persona në dy provinca lindore afgane.

Një sulmues vetëvrasës në një motoçikletë ka vrarë të paktën 9 nxënës dhe një zyrtar policor jashtë një shkolle të djemve në provincën Paktia.

Zyrtarët thanë se sulmi kishte në shënjestër një konvoj në lëvizje të ushtrisë amerikane, por nuk dihet ende nëse ka ndonjë viktimë amerikane. Dhjetëra nxënës raportohet të jenë lënduar.

Ndërsa, në provincën Laghman, shtatë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë janë vrarë kur automjeti me të cilin po udhëtonin ra në minat e vendosura në rrugë.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
XS
SM
MD
LG