Ndërlidhjet

Amano: S'ka përparim në bisedimet me Iranin


Drejtori i përgjithshëm i ANEB-it, Yukiya Amano
Drejtori i përgjithshëm i ANEB-it, Yukiya Amano
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se nuk është shënuar përparim në përpjekjet për të sqaruar shqetësimet rreth programit bërthamor të Iranit.

Yukiya Amano, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, ka bërë këto komente para bordit drejtues të agjencisë.

Sipas një kopjeje të fjalimit të tij, Amano tha se bisedimet me Teheranin për disa kohë kishin hyrë në “rreth vicioz”.

Gjatë takimit njëjavor në Vjenë, Bordi i Guvernatorëve të
ANEB-it, pritet të shqyrtojë raportin e fundit të hetuesve të agjencisë për programin iranian.

Raporti, që ka qarkulluar më 22 maj, thotë se Irani ka vazhduar të zgjerojë aktivitetet e veta bërthamore, duke përfshirë edhe objektet për pasurimin e uraniumit.

Raporti gjithashtu flet për përparimet iraniane drejt ndërtimit të një reaktori për prodhimin e plutoniumit.
XS
SM
MD
LG