Ndërlidhjet

logo-print

Seanca gjyqësore për vrasjen e Politkovskayas


Te pandehurit per vrasjen e gazetares ruse Anna Politkovskaya, Moske, 03 qershor, 2013

Te pandehurit per vrasjen e gazetares ruse Anna Politkovskaya, Moske, 03 qershor, 2013

Një Gjykatë e Moskës ka nisur seancat paraprake për vrasjen e gazetares së shquar hulumtuese Ana Politkovskaya.

Pesë të pandehurit, duke përfshirë katër persona nga Çeçenia, Lom-Ali Gaitukayev, nipërit e tij, Rustam, Ibragim dhe Dzhabrail Makhmudov, dhe ish-polici Sergei Khadzhikurbanov, janë akuzuar për vrasje dhe posedim të paligjshëm të armëve.

Tre nga të dyshuarit janë liruar në vitin 2009 dhe po rigjykohen.

Një tjetër ish-polic, Dmitri Pavlyuchenkov, që u pajtua, të bashkëpunojë me hetuesit, u gjykua veçmas dhe u dënua në muajin dhjetor me 11 vjet burg për rolin e tij në këtë rast.

Politkovskaya u vra jashtë apartamentit të saj në Moskë më 7 tetor, 2006.

Ajo ishte e njohur për raportet e saj hulumtuese mbi abuzimet e të drejtave të njeriut në Çeçeni.
XS
SM
MD
LG