Ndërlidhjet

Vërshimet në Evropën Qendrore, vazhdojnë evakuimet


Austri...

Austri...

Zona të mëdha të Evropës Qendrore janë goditur nga përmbytjet më të këqija në dekada, pas disa ditë të shirave të rrëmbyeshëm.

Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe mijëra janë evakuar pasi përmbytjet goditën pjesë të Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës, Republikës Çeke dhe Polonisë.

Në qytetin juglindor gjerman të Passaut, një nga qytetet e goditura më së rëndi nga përmbytjet, zyrtarët thanë se situata është “dramatike”.

Në kryeqytetin çek, Pragë, shkollat u mbyllën dhe trafiku publik u ndërpre pjesërisht, derisa zjarrfikësit ngritën barriera për të mbrojtur qendrën historike të qytetit.

Është evakuuar edhe një pjesë e kopshtit zoologjik.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rajonet austriake përgjatë Danubit, dhe digat kanë shpërthyer në rajonin e Silesias së Ultë të Polonisë.

Meteorologët thonë se shirat e qëndrueshëm pritet të zbehen në ditët e ardhshme.
XS
SM
MD
LG