Ndërlidhjet

Merkel kërkon maturi nga qeveria turke


Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje qeverisë turke që të tregohet e përmbajtur në protestat kundër saj, ka thënë një zëdhënës i saj.

“Tani është koha për ndalje të përshkallëzimit dhe dialogut”, ka cituar Merkelin Steffen Seibert.

Ajo ka kërkuar maturi nga të gjitha palët.

Protestat në Turqi kanë hyrë në ditën e tyre të katërt.

Ato filluan si demonstrim kundër një projeki ndërtimor në sheshin Taksim të Stambollit, por u kthyen në protesta anti-qeveritare.

Policia ka reaguar me gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit.
XS
SM
MD
LG