Ndërlidhjet

Vriten dy ushtarë të NATO-s në Afganistan


Ushtar amerikan në Afganistan
Ushtar amerikan në Afganistan
Dy ushtarë të misionit të NATO-s në Afganistan janë vrarë afër një shkolle në lindje të vendit.

“Mund të konfirmojmë se sy pjesëtarë të ISAF-it kanë vdekur si pasojë e një sulmi vetëvrasës në Afganistanin Lindor”, ka thënë zëdhënësi i NATO-s, Daniel Wallace.

Ndërkohë, më herët zyrtarët afganë kanë njoftuar për këtë sulm vetëvrasës dhe një tjetër me mina në rrugë, ku sipas tyre janë vrarë të paktën 18 persona.

Një sulmues vetëvrasës në një motoçikletë ka vrarë të paktën 9 nxënës dhe një zyrtar policor jashtë një shkolle të djemve në provincën Paktia.

Zyrtarët thanë se sulmi kishte në shënjestër një konvoj në lëvizje të ushtrisë amerikane.

Dhjetëra nxënës raportohet të jenë lënduar.

Ndërsa, në provincën Laghman, shtatë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë janë vrarë kur automjeti me të cilin po udhëtonin ra në minat e vendosura në rrugë.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
XS
SM
MD
LG