Ndërlidhjet

logo-print

Nikolliq: Të vendosur ta zgjidhim problemin e Kosovës deri në fund


Presidenti serb, Tomisllav Nikolliq

Presidenti serb, Tomisllav Nikolliq

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq ka thënë se Serbia është e vendosur që ta zgjidhë problemin e Kosovës deri në fund si dhe të mbrojë të drejtat e popullit serb atje, transmetojnë mediat serbe, një deklaratë të tij bërë në Beograd.

Ai ka përsëritur se Serbia “nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës”, por se për të gjitha çështjet e hapura është e gatshme që të merret vesh me “institucionet e përkohshme” në Prishtinë.

Kosova dhe Serbia përmes kryeminstrave të tyre kanë arritur marrëveshje për normalizimin e raporteve në mes të dy vendeve.

Për të është hartuar edhe plani i zbatimit, që është pranuar nga të dy qeveritë, por, zbatimi në praktikë nuk ka nisur ende.
XS
SM
MD
LG