Ndërlidhjet

Qindra gjeorgjianë kërkojnë legalizim të marihuanës


Tbilisi

Tbilisi

Qindra njerëz janë mbledhur në qendër të Tbilisit, duke kërkuar legalizimin e marihuanës.

Shumica e protestuesve të mbledhur para ndërtesës së vjetër të parlamentit ishin të rinjtë.

Shumë prej tyre kishin të veshur këmisha të gjelbra dhe mbanin postera dhe pankarta, ku iu bëhej thirrje autoriteteve që të “ndalojnë së burgosuri njerëzit për pirjen e marihuanës”.

Protestuesit thanë se nuk po e reklamojnë marihuanën, por mbrojtjen e lirisë personale të atyre që e pinë atë.

Autoritetet gjeorgjiane kanë bërë me dije se po diskutojnë legalizimin e mundshëm të marihuanës.
XS
SM
MD
LG