Ndërlidhjet

Dorëzohen librat amzë të Podujevës


Lopgo e EULEX-it

Lopgo e EULEX-it

Përfaqësuesit e EULEX-it ia dorëzuan Agjencisë së Regjistrimit Civil në Kosovë kopjet e vërtetuara të 1066 librave amzë, ka bërë me dije ky mision.

"Është dorëzuar dosja e plotë për Komunën e Podujevës. Kjo dosje përbëhet prej kopjeve të vërtetuara të librave amzë origjinale civile dhe fetare të cilat përmbajnë të dhëna rreth lindjeve, martesave dhe vdekjeve", thuhet në njoftim.

Këto kopje janë përgatitur dhe vërtetuar gjatë muajit të kaluar, si pjesë e një projekti të madh në Nish, në të cilin përfshihen EULEX-i, Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE, Këshilli Danez për Refugjatë, si edhe ekipet nga Kosova dhe nga Serbia, thuhet në komunikatë.

Vlerësohet se në Serbi ndodhen rreth 12, mijë e 36 libra amzë.

Procesi i vërtetimit të kopjeve të librave amzë origjinale është pjesë e marrëveshjes nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja e arritur më 2 korrik 2011 ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ky projekt është faza e parë e themelimit të një regjistri civil plotësisht të besueshëm dhe të qëndrueshëm në Kosovë, siç parashihet në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, vlerëson misioni evropian.



Deri më tani EULEX-i i ka dorëzuar mbi 3835 kopje të vërtetuara të librave të regjistrit civil, që i mbulojnë komunat e Prishtinës (1013), Lipjanit (848), Obiliqit (264), Fushë Kosovës (219), Gllogocit (425) dhe të Podujevës (1066).
XS
SM
MD
LG