Ndërlidhjet

AKK publikon deklarimin e pasurisë së 1.900 zyrtarëve


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar të hënën në faqen e saj zyrtare të Internetit regjistrat e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë nga Presidenca, Kuvendi i Kosovës, Qeveria, Agjencia kundër Korrupsionit, Gjykatat e Kosovës si dhe Prokuroritë, të cilët janë të përfshirë në listën e zyrtarëve të lartë publikë, në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave.

Në këtë fazë, janë publikuar regjistrat e rreth 1,900 zyrtarëve të lartë publikë që përfshijnë vetëm zyrtarët e institucioneve të lartpërmendura, ndërkaq, thuhet se AKK është duke punuar maksimalisht që pjesa tjetër e regjistrave të formularëve të deklarimit të përfundojë dhe të bëhet publike brenda një periudhe sa më shpejt që është e mundur.
XS
SM
MD
LG