Ndërlidhjet

Nisi gjykimi i “furnizuesit të Wikileaks-it”


Bradley Manning
Bradley Manning
Gjykimi i ushtarit amerikan, Bradley Manning, i cili akuzohet për sigurimin e qindra-mijëra dokumenteve të klasifikuara të SHBA-së për ueb-faqen Wikileaks, ka nisur sot – tre vjet pas arrestimit të tij.

Në deklaratën e parë para gjykatës ushtarake, Manning ka pranuar fajësinë për dhjetë akuza, por jo për atë më seriozen – akuzën se ka ndihmuar armiqtë e Shteteve të Bashkuara.

Nëse shpallet fajtor për këtë akuzë, 25-vjeçari mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Nga nëntori i vitit 2009 deri në arrestimin e tij në maj të 2010-ës, Manning akuzohet se i ka dhënë Wikileaks-it 700,000 dokumente, përfshirë kabllo diplomatike nga e gjithë bota dhe raporte për luftërat në Irak dhe Afganistan.
XS
SM
MD
LG