Ndërlidhjet

Dënohet me burgim kritiku i Morsit


Ahmed Douma

Ahmed Douma

Mediat shtetërore të Egjiptit raportojnë se një aktivist i shquar politik është dënuar për fyerje të presidentit islamik, Mohammed Morsi.

Ahmed Douma, aktivist i opozitës, është dënuar me gjashtë muaj burgim dhe është urdhëruar të paguajë gjobë prej 200 funtash egjiptiane.

Ai është arrestuar qysh më 30 prill, pasi ka quajtuar Morsin kriminel.

Komenti i tij ka pasuar përleshjet polici-protestues në qytetin Port Said, në të cilat kanë humbur jetën 40 persona.

Douma është kritiku i parë i Morsit që dënohet për “fyerje të presidentit”.

Prokurorët kanë thënë se veprimet e tij “mund të dëmtojnë sigurinë publike dhe interesin publik”.

Douma ka të drejtë të apelojë vendimin.
XS
SM
MD
LG