Ndërlidhjet

Ismajli e Jacobson flasin për zhvillimin ekonomik


Prishtinë, 3 qershor 2013.
Prishtinë, 3 qershor 2013.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, ka pritur sot në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e fundit ekonomike në vend dhe prioritetet e ministrisë.

Ismajli ka falënderuar ambasadoren Jacobson për mbështetjen që SHBA i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, e veçanërisht në fushën e ekonomisë, thuhet në njoftim.

Ministri po ashtu ka theksuar se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, respektivisht zhvillimi i sektorit të energjisë, do të jenë fokus i punës së tij.

Gjatë takimit janë vlerësuar edhe marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa është thënë se SHBA-ja, edhe në të ardhmen, do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat, përfshirë edhe atë të energjisë.
XS
SM
MD
LG