Ndërlidhjet

Kerry kërkon vetëpërmbajtje në Turqi


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, është shprehur i shqetësuar me masat e Turqisë ndaj protestuesve dhe u ka bërë thirrje autoriteteve që të vetëpërmbahen.

Duke folur në një konferencë për media në Uashington, Kerry ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të tronditura nga raportet, që flasin për përdorim të tepruar të forcës nga ana e policisë.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin lirinë e plotë të shprehjes dhe të tubimit, përfshirë të drejtën e njerëzve për protesta paqësore, sepse kjo është e drejtë thelbësore për çdo demokraci”, ka thënë Kerry.

Ai po ashtu kë bërë thirrje për hetimin e dhunës dhe ka kërkuar nga të gjitha palët që të shmangin çdo provokim.

Komentet e Kerryt vijnë pasi policia ka përdorur gazin lotsjellës për të katërtën ditë me radhë, për të shpërndarë protestuesit në gjithë vendin.

Trazirat kanë nisur më 31 maj, pasi policia ka goditur një protestë paqësore në Sheshin Taksim të Stambollit.

Protestat më pas janë përhapur në qytete të tjera, me thirrje të shumta për dorëheqjen e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG