Ndërlidhjet

Seancë dëgjimore në rastin Pistorius


Oscar Pistorius

Oscar Pistorius

Në Pretoria të Afrikës së Jugut do të mbahet sot seanca dëgjimore në rastin e vrapuesit olimpik, Oscar Pistorius, i cili akuzohet për vrasjen e së dashurës së tij.

Pistorius, 26 vjeç, ka pranuar se ka qëlluar Reeva Steenkamp-in përtej derës së mbyllur të banjos më 14 shkurt.

Ekipi i tij mbrojtës ka argumentuar se vrasja ka qenë aksident, duke thënë se Pistorius ka vepruar në vetëmbrojtje, pasi ka dyshuar se viktima është hajdut.

Prokurorët, ndërkaq, e akuzojnë atë për vrasje me paramendim.

Zyrtarët e gjykatës kanë thënë se seanca e së martës është procedurale dhe pritet të zgjasë rreth 10 minuta.

Pistorius, me të dyja këmbët e amputuara, është liruar me kusht në muajin shkurt dhe, që nga ajo kohë, është parë rrallë në publik.
XS
SM
MD
LG