Ndërlidhjet

SHBA shpërblen informacionet për terroristët


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e Bashkuara kanë ofruar deri në 23 milionë dollarë për informacionet që mund të ndihmojnë autoritetet të kapin udhëheqësit e organizatave terroriste islamike në Afrikën Perëndimore.

Departamenti i Shtetit ka thënë se është hera e parë që Uashingtoni ofron shpërblime për informacione mbi liderët terroristë në rajon.

Një shumë prej 7 milionë dollarësh është ofruar për informacione mbi Abubakar Shekau-n, udhëheqësin e Boko Haram-it, grup me seli në Nigeri, i cili fajësohet për një seri sulmesh vdekjeprurëse.

Shpërblime janë ofruar edhe për informacione mbi liderët e Al Kaidës në Magrebin Islamik dhe të Lëvizjes për Unitet dhe Xhihad në Afrikën Perëndimore.

Mjetet ofrohen përmes Programit për Shpërblime të Departamentit amerikan të Drejtësisë.
XS
SM
MD
LG