Ndërlidhjet

30 anëtarë të MEK-ut zhvendosen në Shqipëri


Tiranë - foto arkivi
Tiranë - foto arkivi
Deparatamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se, më 31 maj, 30 banorë të Kampit Liria kanë lënë Irakun për zhvdenosje të përhershme në Shqipëri.

“Shtetet e Bashkuara lavdërojnë ofertën bujare të Qeverisë së Shqipërisë për të pranuar deri në 210 ish-banorë të Kampit Liria. Shqipëria vazhdon të jetë partner i fuqishëm i Shteteve të Bashkuara, duke kontribuar në paqen dhe stabilitetin e Irakut”, thuhet në deklaratën e DASH-it.

Zyra për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara, UNHCR, u ka dhënë disa banorëve të Kampit Liria statusin e refugjatit dhe po bashkëpunon me Qeverinë shqiptare për t'iu gjetur atyre zgjidhje të sigurt, të garantuar dhe humane.

Në deklaratën e DASH-it thuhet se zhvendosja e përhershme e banorëve është thelbësore për të garantuar sigurinë e tyre, sidomos pas sulmit të 9 shkurtit, i cili ka marrë 9 jetë njerëzish.

Në kampin Liria të Irakut ndodhen banorë të grupit Populli Muxhahedin i Iranit, të njohur si MEK. Pjesëtarët e tij kanë ndihmuar islamistët të përmbysnin Shahun pro-perëndimor në vitin 1979, gjatë Revolucionit Islamik të Iranit, por më pas janë larguar me dhunë nga klerikët.
XS
SM
MD
LG