Ndërlidhjet

Mbi 60 vende nënshkrujanë traktatin për armët


Ilustrim
Ilustrim
Më shumë se 60 vende kanë nënshkruar traktatin historik të Kombeve të Bashkuara, i cili rregullon tregtinë globale të armëve.

Traktati mbulon tregtinë e tankeve, automjeteve luftarake, artilerisë, avionëve luftarakë, luftanijeve dhe armëve të vogla.

Argjentina ka qenë e para në mesin e 61 vendeve që ka nënshkruar atë.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë në mesin e nënshkruesve të parë, por sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka thënë se Uashingtoni do ta nënshkruajë së shpejti.

Rusia dhe Kina nuk pritet të bëjnë një gjë të tillë.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar traktatin në muajin prill, pasi 154 shtete kanë votuar në favor të tij.

Ai është kundërshtuar nga Siria, Koreja e Veriut dhe Irani, ndërsa 23 vende, përfshirë Rusinë, Kinën, Egjiptin dhe Indinë, kanë abstenuar.
XS
SM
MD
LG