Ndërlidhjet

Praga rrezikohet nga niveli i lumenjve


Ushtarët çekë ngrenë barriera metalike në Pragë

Ushtarët çekë ngrenë barriera metalike në Pragë

Nivelet e lumenjve në Republikën Çeke janë rritur ndjeshëm gjatë natës, ndërsa autoritetet janë detyruar të hapin disa diga në jug të vendit.

Në Pragë janë duke u ngritur vazhdimisht barriera metalike për të penguar ujin ekstrem në Lumin Volltava.

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë marrë deri më tash shtatë jetë njerëzish në shtetin çek.

Gjendja emergjente mbarëkombëtare mbetet në fuqi, pasi nivelet e ujit pritet të arrijnë kulmin gjatë ditës së sotme.

Mbi 7,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë në pjesën perëndimore të vendit.

Disa stacione të metrosë në Pragë janë mbyllur, ashtu si edhe disa shkolla. Punonjësit kanë evakuuar qindra kafshë nga Kopshti Zooligjik i kryeqytetit.

Përmbytjet po ashtu kanë goditur pjesë të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës. Në Austri kanë humbur jetën dy njerëz.
XS
SM
MD
LG