Ndërlidhjet

Manning “i ka ofruar Bin Ladenit sekrete amerikane”


Bradley Manning
Bradley Manning
Prokurorët ushtarakë të SHBA-së kanë akuzuar ushtarin Bradley Manning se i ka mundësuar liderit të Al Kaidës, Osama bin Laden, të shohë sekretet e ushtrisë amerikane.

Manning ka dalë të hënën para gjykatës në Fort Mid, pranë Uashingtonit, nën akuzat se i ka dhënë ueb-faqes WikiLeaks mbi 700,000 dokumente sekrete.

Avokatët e Manningut e kanë cilësuar atë si “ushtar të mirë, naiv, por qëllimmirë”, i cili ka bërë përpjekje të zbulojë të vërtetën për luftërat e Shteteve të Bahskuara në Afganistan dhe Irak.

Manning ka pranuar fajësinë për 10 akuza, por jo për atë më seriozen – akuzën se ka ndihmuar armiqtë e Shteteve të Bashkuara.

Nëse shpallet fajtor për këtë akuzë, 25-vjeçari mund të përballet me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG