Ndërlidhjet

Kerry sheh zgjidhje potenciale për Nagorno Karabakun


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se duhet të ketë rrugë për zgjidhjen e konfliktit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, për territorin e Nagorno Karabakut.

Kerry i ka bërë komentet gjatë takimit në Uashington me ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov.

“Kemi interes serioz për të ndihmuar Azerbajxhanin dhe Armeninë që të gjejnë një rrugë përpara. Gjëja e fundit që duam është rikthimi në luftë dhe konflikt. Besoj se ka një rrugë përpara dhe do të vazhdojmë të punojmë në heshtje dhe me durim”, ka thënë Kerry.

Nagorno Karabaku është një enklavë e populluar me shumicë armene, e cila rrethohet nga territori i Azerbajxhanit.

Armenia, e cila kontrollon atë, është në konflikt me Azerbajxhanin për më shumë se dy dekada.

Pas zhvillimit të luftës, dy vendet kanë nënshkruar armëpushimin më 1994, por vazhdon ende të ketë dhunë sporadike.

Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë përpjekje të ndërmjetësojnë negociatat drejt zgjidhjes.
XS
SM
MD
LG