Ndërlidhjet

logo-print

Pentagoni dërgon raketa Patriot në Jordani


Bateri Patriot

Bateri Patriot

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Jordani bateri të raketave Patriot dhe disa avionë luftarakë F-16, për stërvitje ushtarake.

Pentagoni ka thënë se armët mund të mbeten në Jordani për të luftuar çdo kërcënim që vjen nga konflikti në Sirinë fqinje.

Deklarata nuk ka bërë të ditur se sa avionë F-16 do të dërgohen në këtë vend.

Patriot është sistem i mbrojtjes raketore. Vendosja e tij vjen në vazhdën e paralajmërimeve të Uashingtonit për Damaskun, që të mos furnizojë me raketa militantët e Hezbollahut në Liban.

Izraeli ka kryer sulme ushtarake në Siri, me qëllim parandalimin e trasnferimit të armëve te Hezbollahu.

Shtetet e Bashkuara kanë tashmë rreth 200 trupa të vendosura në Jordani.
XS
SM
MD
LG