Ndërlidhjet

SHBA me sanksione të reja kundër Iranit


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Adminisrata Obama ka shpallur sanksione të reja kundër Iranit, të cilat synojnë rritjen e presionit ndaj Republikës Islamike për shkak të programit të saj bërthamor.

Masat kërcënojnë të ndëshkojnë institucionet e huaja financiare, të përfshira në blerjen, posedimin apo shitjen e monedhës rial të Iranit.

Urdhëri ekzekutiv, i nënshkruar nga presidenti Barack Obama, minon edhe industrinë e automobilave të Iranit, duke vendosur sanksione ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë në shitjen e mjeteve për bërjen e makinave apo kamionëve në këtë vend.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e Perëndimit kanë vendosur një varg sanksionesh kundër Republikës Islamike, nga frika se aktivitetet e saj bërthamore synojnë krijimin e armës atomike.

Teherani hedh poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG