Ndërlidhjet

Jep dorëheqje shefi i zjarrfikësve në Boston


Skena e krimit në Boston - 15 prill 2013

Skena e krimit në Boston - 15 prill 2013

Shefi i zjarrfikësve në Boston ka dhënë dorëheqje, pas kritikave publike të zëvendësve të tij për mënyrën se si u është përgjigjur shpërthimeve në Maratonën e Bostonit.

Steve Abraira ka thënë se kritikat i kanë pamundësuar të kryejë punën dhe se dorëheqja do të jetë në fuqi nga e premtja.

Në një letër dërguar kryebashkiakut të Bostonit, Tom Menino, 13 nga 14 zëvendësshefat e Departamentit të Zjarrfikësve kanë thënë se nuk kanë besim tek Abraira, pasi ai ka dështuar të marrë komandën në vijën e finishit të maratonës, pas sulmeve të 15 prillit.

Shpërthumet kanë vrarë tre persona dhe kanë plagosur mbi 260 të tjerë.

Abraira i ka quajtur të pabaza kritikat dhe ka thënë se situata në skenën e krimit ka qenë nën kontrollin e stafit të tij komandues.

Hetuesit dyshojnë se dy vëllezër çeçenë janë përgjegjës për sulmet.
XS
SM
MD
LG