Ndërlidhjet

Sindikatat në mbështetje të protestuesve turq


Stamboll

Stamboll

Njëra prej sindikatave kryesore të Turqisë ka organizuar grevë dyditëshe, në përkrahje të protestave antiqeveritare në disa qytete turke.

Konfederata e Sindikatave të Punonjësve Publikë, e cila përfaqëson rreth 240,000 punëtorë, ka akuzuar qeverinë për kryerjen e “terrorit shtetëror”.

Policia turke dhe protestuesit antiqeveritarë janë përleshur sërish në Stamboll, për ditën e pestë me radhë.

Autoritetet në qytetin Antakia kanë konfirmuar vdekjen e dytë në mesin e protestuesve.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur sfidues, duke hedhur poshtë kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e tij.

Për trazirat, ai ka fajësuar ekstremistët dhe forcat politike opozitare.

Protestuesit akuzojnë Erdoganin dhe partinë e tij me rrënjë islamike se po bëhen gjithnjë e më autoritarë.

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve që të tregojnë vetëpërmbajtje.
XS
SM
MD
LG