Ndërlidhjet

OKB beson në përdorimin e armëve kimike në Siri


Siri

Siri

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara thonë se kanë “prova të arsyeshme” për të besuar se sasi të kufizuara të armëve kimike janë përdorur në Siri.

Por, në raportin e Komisionit për Hetime, të publikuar sot në Gjenevë, thuhet se duhen prova të mëtejshme për të përcaktuar se cilët agjentë kimikë janë përdorur.

Komisioni, i përbërë nga më shumë se 20 hetues, ka ekzaminuar katër sulme të mundshme kimike, që thuhet se kanë ndodhur në mars dhe në prill.

Raporti bazohet në intervistat me viktimat, stafin mjekësor dhe dëshmitarë të tjerë dhe mbulon periudhën janar – maj.

Ai akuzon të dyja palët për kryerjen e mizorive.

“Krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit janë bërë realitet i përditshëm në Siri”, thuhet në të.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 80,000 njerëz kanë humbur jetën në luftën civile të Sirisë. Ajo ka shpërthyer në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG