Ndërlidhjet

Kryqi i Kuq tërheq staf nga Afganistani


Xhalalabad, Afganistan
Xhalalabad, Afganistan
Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar do të tërheqë një pjesë të stafit të huaj nga Afganistani, pas sulmit të javës së kaluar kundër kompleksit të tij në qytetin Xhalalabad.

Kooridnatori për komunikime i organizatës, Robin Waudo, nuk ka saktësuar se sa punëtorë do të tërhiqen.

Ai i ka thënë agjencisë Reuters se tërheqja nënkupton pezullimin e disa operacioneve të organizatës në Afganistan.

Një roje afgane është vrarë, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur në sulmin e 29 majit.

Ai ka qenë sulmi i parë ndaj Kryqit të Kuq në Afganistan prejse ka nisur operimet në këtë vend, në vitin 1987.

Talibanët kanë mohuar çdo përfshirje në këtë akt.
XS
SM
MD
LG