Ndërlidhjet

logo-print

Rusia nuk ka dërguar ende S-300 në Siri


S-300

S-300

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendi i tij nuk ka dërguar ende sisteme anti-raketore S-300 në Siri.

Duke folur në konferencën për gazetarë me liderët e BE-së në Jekaterinburg, Putin ka mbrojtur shitjen e armëve ruse për qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, duke thënë se ajo është në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Ai ka kritikuar vendimin e BE-së për të hequr embargon e saj të armëve për opozitën siriane. Putin po ashtu ka paralajmëruar kundër ndërhyrjes ushtarake.

Ai ka zhvilluar bisedime me presidentin e Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
XS
SM
MD
LG