Ndërlidhjet

Përmbytjet vazhdojnë të kërcënojnë pjesë të Evropës


Austri
Austri
Nivelet e lumenjve në Republikën Çeke kanë nisur të bien. Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë marrë deri më tash shtatë jetë njerëzish në shtetin çek. Në Pragë, vazhdojnë të jenë të mbyllura disa stacione të metrosë dhe disa shkolla. Përreth lumit Volltava ka gjithandej barriera metalike.

Në gatishmëri të lartë vazhdojnë të jenë qytetet në jug dhe lindje të Gjermanisë, për shkak të kërcënimeve nga Lumi Elba. Trupat e dy personave, të një burri dhe një gruaje, janë gjetur në qytetin Geuncburg.

Dy viktima janë regjistruar edhe në Austri.

Hungaria ka shpallur po ashtu gjendje të jashtëzakonshme, pasi ujërat e Danubit atje pritet të arrijnë kulmin të enjten.
XS
SM
MD
LG