Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Malit të Zi në Kosovë, Radovan Milaniq.
Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka vënë theksin mbi bashkëpunimin bilateral që ekziston ndërmjet dy shteteve, veçanërisht në shkëmbimet ekonomike.
Ai ka vlerësuar vendimin e Malit të Zi për dërgimin e të ngarkuarit me punë në Republikën e Kosovës dhe ka thënë se edhe Republika e Kosovës do të caktojë së shpejti përfaqësuesin e saj diplomatik në Mal të Zi.
Sipas Hoxhajt, një hap i tillë është shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve fqinje.