Ndërlidhjet

Arrestohet një i dyshuar për përdhunim si krim i luftës


Logo e EULEX-it
Logo e EULEX-it
Policia e EULEX-it, nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës (WCIU), ka arrestuar sot një person, i cili akuzohet për krim të luftës kundër popullatës civile.

Personi dyshohet se ka përdhunuar një shqiptare të Kosovës gjatë konfliktit në Kosovë.

Në njoftimin e misionit evropian për sundimin e ligjit thuhet se arrestimi është urdhëruar nga një gjykatës i EULEX-it nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).
XS
SM
MD
LG