Ndërlidhjet

logo-print

SHBA fut në listë të zezë kompani iraniane


Flamuri iranian

Flamuri iranian

Shtetet e Bashkuara kanë futur në listën e zezë, atë që e kanë quajtur “rrjet masiv të kompanive fasadë” që i shërbejnë udhëheqjes së Iranit.

Departamenti amerikan i Thesarit tha të martën se 37 kompani- nën Ekzekutimin e Urdhrit të Imam Khomeinit (EIKO) - gjenerojnë para nga biznesi i shtetit për liderët e Iranit dhe punojnë për të shmangur sanksionet ndërkombëtare ndaj regjimit.

Sipas deklaratës, EIKO gjeneron dhjetëra miliarda dollarë për lidershipin e Iranit në çdo vit.

Departamenti i Thesarit ka identifikuar rrjetin nën një urdhër ekzekutiv, që lejon ngrirjen e çdo aktiveti të mbajtur nga udhëheqja iraniane në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG