Ndërlidhjet

Britania konfirmon planet për përkthyesit afganë


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Britania i ka konfirmuar planet që të vendosë në Britani 600 përkthyes që kanë punuar për armatën britanike në Afganistan.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Philip Hammond tha në një deklaratë të martën se përkthyesit afganë që kanë punuar me forcat britanike për më shumë se një vit do të lejohen që të vendosen në Britani me viza pesë-vjeçare.

Hammond tha se plani nuk vlen për ata, të cilëve, kontratat e punësimit iu kanë skaduar para 19 dhjetorit të vitit të kaluar.

Hammond shtoi se personeli afgan që nuk i ka përmbushur këto kritere do të marrë pako arsimimi në Afganistan dhe paga ekuivalente me rrogat e tyre ose do t’iu jepet një pako kompensimi në vlerë sa 18 paga mujore.

Plani i Britanisë vjen pasi që politika e mëhershme që inkurajuar përkthyesit, të qëndrojnë në vendin e tyre, ka nxitur reagime të ashpra dhe disa padi nga personeli aktual dhe i kaluar në Afganistan.
XS
SM
MD
LG