Ndërlidhjet

Franca e sigurt se në Siri u përdor helmi sarin


Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius

Franca tha të martën se është e sigurt se helmi nervor sarin është përdorur në Siri në disa raste, pas testeve që i ka kryer në disa mostra të marra nga Siria.

“Këto teste tregojnë praninë e sarinit në disa mostra që i kemi në posedim”, ka thënë ministri i Jashtëm Laurent Fabius, përmes një deklarate në të cilën shtohet se rezultatet e testeve do të dërgohen në Kombet e Bashkuara.

Qeveria e Sirisë dhe kryengritësit kanë shkëmbyer akuza për përdorimin e armëve kimike në vend në muajt e parë të këtij viti.

Në Siri, që nga fillimi i konfliktit civil në mars të 2011-ës, sipas OKB-së, kanë vdekur rreth 80 mijë persona.
XS
SM
MD
LG