Ndërlidhjet

NATO diskuton sigurinë kibernetike


Ilustrim

Ilustrim

NATO duhet të pajisë anëtarët e saj për të ndihmuar në përballjen me kërcënimet kibernetike, ka thënë sekretari i përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen, të martën në një takim të ministrave të Mbrojtjes të aleancës, edhe pse shtetet si Gjermania, insistojnë se kjo duhet të mbetet detyrë e shteteve përkatëse.

NATO ka bërë “përparim të madh në mbrojtjen e rrjeteve të veta kundër sulmeve kibernetike”, iu ka thënë Rasmussen ministrave në fillim të takimit të tyre, në të cilin, gjithashtu është folur për resurset ushtarake dhe operacionet në Afganistan dhe Libi.

Kjo është hera e parë që siguria kibernetike vihet zyrtarisht në agjendë të minsitrave, dhe vjen disa ditë pasi që ministri amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel, ka paralajmëruar se sulmet kibernetike, që vijnë nga Kina, po bëhen shqetësim serioz ushtarak.
XS
SM
MD
LG