Ndërlidhjet

Zv/kryeministri turk kërkon falje për të lënduarit


Stamboll, 3 qershor, 2013

Stamboll, 3 qershor, 2013

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Bulent Arinc ka bërë thirrje për ndaljen e protestave masive, duke thënë se qeveria “e ka mësuar leksionin” pas pesë ditë të dhunës.

Arinc tha se autoritetet nuk mund të injorojnë popullin dhe iu ka bërë thirrje “qytetarëve të përgjegjshëm” që të ndalin demonstratat.

Dhuna ka shpërthyer më 31 maj, pasi policia ka goditur një protestë paqësore, e cila kundërshtonte një projekt ndërtimi në sheshin Taksim të Stambollit.

Protestat janë zgjeruar shpejt në Ankara dhe qytetet tjera, me turqit që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.

Të paktën dy persona kanë vdekur në protesta.

Arinc të martën kërkoi falje për të lënduarit dhe tha se protestat e para ishin të bazuara në ankesa “legjitime”.

Deklarata e tij bie ndesh me atë të Erdoganit, i cili insiston se dhuna është shkaktuar nga ata që ai i quajti “ekstremistë”.
XS
SM
MD
LG