Ndërlidhjet

logo-print

Kerry kërkon zgjidhje të konfliktit Nagorno-Karabak


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry priti ministrin e Jashtëm armen Eduard Nalbandian, ku bisedoi mbi zgjidhjen e ngërçit mbi Nagorno-Karabakun.

Para takimit të tyre, Kerry tha se është “thelbësore”, që Jerevani, Baku, dhe gjithashtu edhe “Turqia, Rusia, Irani, dhe të tjerët” të rrisin përpjekjet për të zgjidhur konfliktin mbi territorin separatist të Azerbajxhanit të populluar nga armenë etnikë.

Kerry ka takuar të hënën homologun e Azerbajxhanit Elmar Mammadyarov, ku ai citohet të ketë përmendur një “rrugë përpara” të konfliktit.

Kerry dhe Nalbandian gjithashtu do të diskutojnë lidhjet ekonomike dhe “forcimin e demokracisë” në Armeni.

Nalbandian tha se marrëdhëniet midis Jerevanit dhe Uashingtonit janë “sot në pikën e tyre më të lartë.”
XS
SM
MD
LG