Ndërlidhjet

SHBA: Duhen më shumë prova për armët kimike në Siri


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë,Jay Carney.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë,Jay Carney.

SHBA dëshiron të mbledhë më shumë prova mbi përdorimin e armëve kimike në Siri, para se të marrë vendim për reagimin ndaj kësaj çështjeje, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë,Jay Carney.

Në një konferencë për gazetarë ai tha se SHBA beson se shumica e armëve kimike në Siri janë nën kontrollin e qeverisë dhe se është “skeptik i madh" ndaj pretendimeve se opozita ka përdorur ato në luftë.

"Na duhen më shumë informacione”, ka thënë ai.

Franca, ndërkaq, tha të martën se është e sigurt se helmi nervor sarin është përdorur në Siri në disa raste, pas testeve që i ka kryer në disa mostra të marra nga Siria.

“Këto teste tregojnë praninë e sarinit në disa mostra që i kemi në posedim”, ka thënë ministri i Jashtëm Laurent Fabius, përmes një deklarate në të cilën shtohet se rezultatet e testeve do të dërgohen në Kombet e Bashkuara.

Qeveria e Sirisë dhe kryengritësit kanë shkëmbyer akuza për përdorimin e armëve kimike në vend në muajt e parë të këtij viti.
XS
SM
MD
LG