Ndërlidhjet

Përleshjet në Turqi hyjnë në ditën e gjashtë


Stamboll, 03 qershor, 2013

Stamboll, 03 qershor, 2013

Përleshjet në mes të policisë dhe protestuesve anti-qeveritarë në Turqi kanë hyrë në ditën e tyre të gjashtë.

Policia është raportuar se ka përdorur ujë me presion dhe bomba tymi, në orët e para të së mërkurës për të shpërndarë demonstruesit në Stamboll dhe Ankara.

Protestuesit raportohet se janë përpjekur të marshojnë në zyrat e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan në të dy qytetet.

Protestat kanë vazhduar, pavarësisht thirrjeve të reja të qeverisë për t'i dhënë fund trazirave.

Zëvendëskryeministri Bulent Arinc të martën kërkoi falje për atë që ai e quajti “dhunë e tepruar” nga policia, nga e cila qindra demonstrues janë plagosur.

SHBA, aleate e Turqisë në NATO, e ka mirëpritur kërkimfaljen. Demonstruesit akuzojnë Erdoganin se po bëhet gjithnjë e më autoritar.

Protestat shënojnë sfidën më serioze të brendshme për kryeministrin, që kur erdhi në pushtet në vitin 2002.
XS
SM
MD
LG