Ndërlidhjet

Dënimet e aktivistëve, SHBA kritikon Egjiptin


Aktivist egjiptian, Kajro, 3 qershor, 2013
Aktivist egjiptian, Kajro, 3 qershor, 2013
Shtetet e Bashkuara kanë dënuar vendimet e Egjiptit për dënimet me burg të 43 aktivistëve pro demokracisë, përfshirë 16 amerikanë.

Sekretari i Shtetit John Kerry tha në një deklaratë se këto raste kanë qenë “të motivuara politikisht” dhe tha se janë “në papajtueshmëri me tranzicionin drejt demokracisë.”

Në mesin e të dënuarve ka amerikanë, evropianë, egjiptianë, dhe arabë.

Dënime me nga pesë vjet burg janë dhënë për 27 të pandehurit, që u gjykuan në mungesë, duke përfshirë edhe 15 qytetarë amerikanë.

Një amerikan i cili qëndroi për gjykim, është dënuar me 2 vjet, por thuhet se ai tashmë ka braktisur Egjiptin.

Ndaj aktivistëve ishte hapur proces gjyqësor, pas një serie bastisjesh të vitit 2011 në zyrat e organizatave të huaja joqeveritare.

Grupet ishin akuzuar se përdornin fondet e huaja për të nxitur trazira në Egjipt.
XS
SM
MD
LG