Ndërlidhjet

logo-print

SHBA e Rusia diskutojnë për Sirinë


Siri...

Siri...

Emisarët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia pritet të takohen për të diskutuar përgatitjet për një konferencë të planifikuar ndërkombëtare të paqes, e cila ka për qëllim që t’i japë fund konfliktit sirian.

Bisedimet vijnë një ditë pasi Kombet e Bashkuara thanë se hetuesit besojnë se të dyja palët në konfliktin sirian kanë përdorur armë kimike.

I dërguari i OKB-së, Lakhdar Brahimi, pritet gjithashtu të marrë pjesë në bisedimet e së mërkurës në mes diplomatëve të SHBA-së dhe Rusisë në Gjenevë.

Të martën, hetuesit e OKB-së thanë se kanë “baza të arsyeshme për të besuar” se armët kimike janë përdorur edhe nga forcat e presidentit Bashar al-Asad, por edhe nga kryengritësit e opozitës.

Franca tha se hetimi i vet kishte gjetur se qeveria siriane ka përdorur helmin nervor sarin si armë në luftën civile.

Ministri i Jashtëm Laurent Fabius tha se Franca është duke marrë parasysh të gjitha opsionet, përfshirë edhe veprimet ushtarake si përgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike.
XS
SM
MD
LG