Ndërlidhjet

Sot, takimi për kornizën ligjore për Marrëveshjen e Brukselit


Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, takohet me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Ivica Daçiq, maj, 2013

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, takohet me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Ivica Daçiq, maj, 2013

Delegacionet nga Kosova dhe Serbia, pritet të fillojnë sot një raund të ri negociatash në Bruksel, ku një nga temat do të jetë edhe çështja e ndryshimeve ligjore që implikon zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ende nuk dihet numri i saktë i ligjeve që duhet të ndryhsohen.

“Grupet punuese do të udhëtojnë për në Bruksel dhe do ta definojnë edhe më qartë edhe pozicionin e ndryshimeve që duhet të jenë, por edhe pozicionet tjera që janë me rëndësi në implementimin e marrëveshjes", ka thënë Kuçi.

Duke komentuar ndryshimin e kornizës ligjore, Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit, Tomisllav Nikolliq, ka thënë "kjo është gjëja më e rëndësishme sepse mbi bazë të saj nis puna e të gjitha ekipeve të zbatimit, ndërsa pa ndryshime nuk do të ketë zbatim të marrëveshjes".

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë bashkë me planin e zbatimit, pritet të dalë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

Paraprakisht, Komisioni për Legjislacion planifikon të ftojë për një informatë zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi për të bërë prezantimin e ligjeve që duhet miratuar, ndryshuar apo plotësuar për të zbatuar marrëveshjen me Beogradin.
XS
SM
MD
LG