Ndërlidhjet

Bales pranon sot fajësinë


Robert Bales(majtas)

Robert Bales(majtas)

Ushtari amerikan i akuzuar për vrasjen e 16 fshatarëve afganë në vitin e kaluar, pritet të deklarohet fajtor për të shmangur kështu dënimin me vdekje.

Rreshteri Robert Bales pritet që pranimin e fajit ta bëjë të mërkurën, kur të shfaqet para një gjykate ushtarake, në shtetin amerikan veriperëndimor të Uashingtonit.

Bales, 39 vjeç, përballet me 16 akuza për vrasje, gjashtë të vrasjes në tentativë dhe shtatë për sulm në lidhje me masakrën në Afganistanin jugor në marsin e kaluar.

Shtatëmbëdhjetë nga 22 viktimat e vrara ose të plagosura, ishin gra e fëmijë.

Avokati I Bales-it njoftoi në javën e kaluar se ai ka arritur një marrëveshje me ushtrinë që Bales të pranojë fajin nëse prokurorët nuk kërkojnë dënimin me vdekje të tij.

Disa anëtarë të familjeve të viktimave afgane kanë kërkuar që Bales të ekzekutohet.
XS
SM
MD
LG