Ndërlidhjet

I dyshuari i masakrës në Fort Hood "mbrojti talebanët"


Memoriali per ushtaret e rene, te vrare nga Nidal Malik Hasan...

Memoriali per ushtaret e rene, te vrare nga Nidal Malik Hasan...

Psikiatri i ushtrisë amerikane, që akuzohet se ka shtënë për vdekje ndaj 13 ushtarëve amerikanë në një bazë ushtarake të Teksasit, thotë se ai do të argumentojë se sulmin e ka kryer për të mbrojtur luftëtarët talebanë në Afganistan nga forcat amerikane.

Majori Nidal Hasan, 42 vjeç, i tha një gjykatësi ushtarak në Fort Hud të martën, se e ka ndëmend të ngre një argument për “mbrojtjen e të tjerëve” në procesin gjyqësor ushtarak, ku ai po e mbron veten dhe nuk ka marrë avokat.

Hasan ka kërkuar nga gjykatësi një shtyrje, në mënyrë që ta përgatisë mbrojtjen e tij.

Hasan, një mysliman i lindur në Amerikë, tha se ushtarët ndaj të cilëve qëlloi në vitin 2009 ishin duke u përgatitur për të shkuar në Afganistan për të sulmuar talebanët.

Ai përballet me dënimin me vdekje apo burg të përjetshëm pa mundësi faljeje, po që se shpallet fajtor për 13 akuza për vrasje të paramenduar.
XS
SM
MD
LG