Ndërlidhjet

Zv/kryeministri turk takon protestuesit


Ankara, 3 qershor, 2013

Ankara, 3 qershor, 2013

Zëvendëskryeministri turk Bulen Arinc pritet të takojë një grup të protestuesve në mes të demonstratave të pandërprera anti-qeveritare.

Policia në orët e para të së mërkurës ka përdorur ujë me presion dhe bomba tymi, për të shpërndarë demonstruesit në Stamboll dhe Ankara, derisa protestat që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rexhep Tajip Edogan hynë në ditën e gjashtë.

Arinc u pajtua që të bisedojë me organizatorët e protestës fillestare, që synonte ndaljen e heqjes së disa lisave nga sheshi Taksim i Stambollit.

Ai ka refuzuar të takohet me ata që akuzohen për shkaktim të dhunës.

Në Izmir, polica raportohet se ka arrestuar 25 njerëz të dyshuar se kanë nxitur protestat përmes rrjeteve sociale.

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe qindra janë lënduar që nga e premtja.

Protestuesit akuzojnë Erdoganin dhe partinë e tij me rrënjë islamike se gradualisht po imponon agjendën islamike në shtetin sekular të Turqisë.
XS
SM
MD
LG