Ndërlidhjet

Prezantohet sot dizajni i vizave të para kosovare


Flamuri i Kosovës

Flamuri i Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme prezanton sot dizajnin e vizave të Republikës së Kosovës, me të cilat në pjesën e dytë të vitit do të pajisen të gjithë qytetarët nga lista e shteteve që duhet të pajisen me viza kosovare për të hyrë në Kosovë, bën me dije përmes një komunikate për media kjo Ministri.

Lansimin e fazës testuese për dhënie të vizave e paralajmëroi kohë më parë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll.

"Dizajni përfundimtar i vizave u përzgjodh nga aplikacionet anonime të dizajnerëve të ndryshëm kosovarë, nga një Komision i kryesuar prej ministres për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, e cila do ta prezantojë edhe pamjen e vizave të para kosovare", thuhet ne njoftim.

Gara për dizajnin dhe pajisja e vizave të sigurta, krijimi i qendrës së vizave dhe zhvillimi i sistemit të vizave, sipas MPJ-së, është projekt i financuar nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë dhe implementuar nga organizata norvegjeze, IMG.
XS
SM
MD
LG