Ndërlidhjet

Jansa shpallet fajtor për korrupsion


Ish-kryeministri slloven, Janez Jansa

Ish-kryeministri slloven, Janez Jansa

Lideri opozitar i Sllovenisë Janez Jansa dhe dy të pandehur tjerë janë shpallur fajtorë të mërkurën se kanë marrë ryshfet në vitin 2006 në një marrëveshje me një fabrikë finlandeze të mbrojtjes, Patria, njofton Reuters.

Jansa ka hedhur poshtë akuzat se ka marrë mito në blerjen e pezulluar të automjeteve të blinduara nga Patria, në kohën sa ishte kryeministër.

Akuzat për korrupsionin në nivelin e lartë të qeverisë kanë nxitur zemërimin e publikut, ndërsa kriza financiare mund ta bëjë Slloveninë vendin e fundit të eurozonës, që kërkon pako financiare shpëtimi.
XS
SM
MD
LG